Site icon Telegrafi

Arrihet në parim marrëveshja mes Real Madridit dhe Alabas

Real Madridi ka arritur të bind David Alaban që në fund të këtij edicioni të kalojë si lojtarë i lirë në radhët e tyre, raporton ABC.

Mbrojtësi austriak do të largohet nga Bayern Munichu me fillim të muajit korrik, pasi edhe atëherë i skadon kontrata.

Alaba bëri të ditur në fillim të këtij viti se do të largohet nga Bavarezët, derisa disa skuadra janë vënë pas tij.

Lexo po ashtu Alaba, Kounde apo Pau Torres: Cili do të ishte zëvendësimi më i mirë taktik për Sergio Ramos

Raportohet se edhe Barcelona nuk qëndron larg transferimit të tij, mirëpo Los Blancos duket se kanë vepruar më shpejtë.

Alaba do të fitojë një bonuse pre 19.7 milionë euro për kalimin e tij te madrilenët, me një pagë mbi nëntë milionë në sezon.

Lexo po ashtu Real Madridi në shok: Alaba pret thirrjen e Barcelonës

Austriaku kishte kërkuar pagë të lartë te kampioni i Bundesligës, mirëpo kërkesa ishte hedhur poshtë dhe klubi i kishte kërkuar vazhdim të kontratës pa rritje page. /Telegrafi/

Exit mobile version