Bayern Munich dhe Leroy Sane thuhet se kanë arritur marrëveshje, ndërsa pritet edhe një marrëveshja e shpejt me Manchester Cityn.
Sane ka qenë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Bavarezëve në afatet e fundit kalimtare, por një transferim nuk është materializuar asnjëherë.
Kjo verë mendohet të jetë idealja për transferimin e sulmuesit anësor gjerman te Bayerni, pasi thuhet se tashmë është arritur marrëveshja.
Sipas gazetës gjermane Bild, Bayerni dhe lojtari janë pajtuar me kushtet e transferimin dhe Sane do t’i bashkohet klubit gjerman në këtë verë.
Bayern Munich and Leroy Sane have agreed to a five-year contract, according to @SPORTBILD 🔴
A fee between Bayern and Manchester City has not yet been agreed on. pic.twitter.com/3QlVXkEpF0
— B/R Football (@brfootball) May 5, 2020
Ky medium shton se lojtari ka pranuar kontratë pesë vjeçare, ndërsa shuma e transferimit të Sane në Allianz Arena është 60 milionë euro.
Kjo zbritje e çmimit vjen shkaku i lëndimeve të shpeshta të lojtarit, por edhe krizës së coronavirusit. /Telegrafi/