Telegrafi

Arrihet marrëveshja, Sanchez është i Tottenhemit

Skuadra angleze Tottenham Hotspurs po fillon të bëhet aktive në afatin kalimtar të verës për futbollistë.

Londinezët kanë arritur marrëveshje me gjigantin holandez Ajax Amsterdam për transferimin e mbrojtësit, Davinson Sanchez.

Sipas mediave nga Anglia, marrëveshja e arritur me Ajax, mund të prekë vlerën e 40 milionë funteve.

Mbrojtësi i talentuar ishte lojtari më i mirë i Ajax sezonin e kaluar dhe kjo bëri që Barcelona, Inter dhe Tottenham të vihen në garë për 21 vjeçarin.

Sanchez do të ishte përforcimi i parë i Tottenham këtë verë, me londinezët që janë në kërkim edhe të një mbrojtësi tjetër gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Telegrafi/