Telegrafi

Arrihet marrëveshja, Salah te Liverpooli

Është arritur marrëveshja më në fund mes Liverpoolit dhe Romës.

Dy skuadrat e mëdha evropiane ishin në negociata që disa ditë për sulmuesin egjiptian, Mohmaed Salah.

Liverpoolit iu ishin refuzuar dy oferta nga Roma, e para prej 35 milionë eurove, ndërsa e dyta prej 40 milionë eurove.

Marrëveshja është arritur pasi ‘The Reds’ kanë ngritur ofertën në 45 milionë euro për yllin egjiptian.

Roma ka pranuar më në fund që ta lë të lirë ish-anëtarin e Chelseat për këtë shumë.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë fillimit të javës.

Salah do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe do të përfitojë 4,5 milionë euro në stinor. /Telegrafi/