Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja, Rooney në MLS te DC United?

Wayne Rooney (Getty Images)

Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, ka pranuar një marrëveshje në parim për tu larguar nga Evertoni në klubin e Major League Soccer (MLS) DC United, njoftojnë mediat britanike.

Futbollisti 32-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2020 dhe transferimi mund të përfundojë kur të hapet afati i transferimeve në mes të sezonit në 10 korrik.

Rooney, i cili ka luajtur 119 herë për Anglinë, u bashkua me klubin e tij të fëmijërisë, Evertonin, në fillim të sezonit në një marrëveshje dyvjeçare pas 13 viteve të ngarkuara me trofe në Manchester United.

Lexo po ashtu Beckham e do Ancelottin te Miami FC, synon edhe Ronaldon e Rooneyn

Ai shënoi 11 gola për klubin nga Merseyside deri në dhjetor dhe menaxheri Sam Allardyce ka sugjeruar se ai nuk mund të garantojë lojtarin për një vend të rregullt për sezonin e ardhshëm.

Rooney ka zhvilluar një super sezon me Evertonin (Getty Images)

Kjo ka bërë që anglezi të shikoj për alternative dhe thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me klubit nga MLS, DC Uniteed.

Transferimi i tij nga Evertoni tek klubi amerikan thuhet se do të kushtojë 12.5 milionë funte apo rreth 15 milionë euro.

Në United, Rooney fitoi pesë tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe u emërua Futbollisti i Vitit në 2010.

Rooney gjithashtu është golashënuesi më i madh në histori të Manchester Unitedit dhe i dyti në histori të futbollit anglez, pas Alan Shearer. /Telegrafi/

Exit mobile version