U duk fillimisht se portieri brazilian Alisson Bekcer do të transferohet në Londër te Chelsea.
Por një gjë e tillë nuk do të ndodhë së paku këtë afat kalimtar të verës.
Portieri brazilian ka refuzuar edhe zyrtarisht transferimin në Ligën Premier te Chelsea.
Këto janë lajmet e fundit që vijnë nga Italia ku Alisson nuk ka preferuar kampionatin anglez.
Mediat italiane kanë raportuar se menaxherët e brazilianit kanë arritur marrëveshje me gjigantin spanjoll Real Madrid.
25-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me ‘Los Blancos’, ku do të ketë edhe një pagë rreth shtatë milionë euro në stinor.
Ndërkohë për Romën do të shkojnë hiq më pak se 75 milionë euro.
Portieri i talentuar aktualisht është në Rusia në Kampionatin Botëror me Kombëtaren e tij Brazilin ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.
Kësisoj me tu zyrtarizuar ky transferim, Alisson do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Vlen të ceket se Roma e kishte blerë brazilianin dy vite më parë për vetëm tetë milionë euro nga Internacional. /Telegrafi/