Palët kanë rënë dakord! Maxhoranca dhe opozita kanë mbyllur me sukses negociatat e stërzgjatura dhe procesi u mbyll ashtu siç nisi; nga ndërkombëtarët.
Konsensusi është arritur në bazë të një formulimi të Komisionerit Johannes Hahn, i cili ka dhënë edhe formulimin përfundimtar të arritjes së tij, raporton Top Channel.
Palët përplaseshin në dy çështje, që kishin të bënin që të dyja me rolin e ndërkombëtarëve.
Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit të “tymit të bardhë”, ka dalë në një deklaratë për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha foli në këtë dalje për “fitore të parimeve të Partisë Demokratike” dhe shtoi se është vendosur që roli i ndërkombëtarëve në këtë proces të jetë rekomandues.
Foto: Ilustrim