Telegrafi

Arrihet marrëveshja për çmimin, Mount drejt kompletimit si lojtar i Unitedit

(Foto: Getty/Twitter)

Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për shumën e transferimit të Mason Mount në Old Trafford.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, bën të ditur se palët janë marrë vesh për shumën totale prej 60 milionë funtesh (70 milionë euro) – 55 milionë funte shuma e transferimit dhe pesë milionë të tjera në formë shtesash.

Lojtari dhe Djajtët e Kuq kishin arritur marrëveshje për kushtet personale të anglezit javë më parë dhe tashmë është arritur marrëveshja edhe ndërmjet klubeve.

Lexo po ashtu Ende asgjë për të ardhmen e Mount, Chelsea dhe United do ta kenë një takim vendimtar

Unitedi ka qenë gjithnjë përpara Bayern Munichut dhe klubeve tjera të interesuara për shërbimet e 24-vjeçarit.

Chelsea e ka dhënë dritën e gjelbër që mesfushori t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore me ç’rast edhe do të kompletohet transferimi. /Telegrafi/