Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes të gjitha palëve: Romeo Lavia është i Chelseat

Cherlsea ka kompletuar transferimin e Romeo Lavias nga Southamptoni, raporton Fabrizio Romano.

Sipas ekspertit të transferimeve, mesfushori po i bashkohet Bluve për 69 milionë euro përfshirë plus bonuset.

“Romeo Lavia në Chelsea, ja ku shkojmë! Marrëveshja u ra dakord mes klubeve për tarifën përfundimtare të përfshirë bonuset prej 69 milionë euro – mënyra e pagesave gjithashtu është arritur”, raporton Romano.

Lexo po ashtu Si mund të rreshtohet Chelsea me Caicedon, Lavian dhe Olise

“Lavia do t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë javë, sapo u informua nga klubet se marrëveshja është arritur. Romeo i tha po Chelseat të hënën”.

Chelsea e mposht edhe njëherë Liverpoolin, pasi tashmë i ka rrëmbyer edhe Moises Caicedon. /Telegrafi/