Armando Sadiku do të largohet nga futbolli spanjoll vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit turk.
Është skuadra e njohur turke, Rizespor që e ka kërkuar me ngulm lojtarin dhe tani ka arritur marrëveshje me Levanten.
Rizespor është pajtuar të paguaj te Leveante 1,5 milionë euro për transferimin e Sadikut.
Besohet se Sadiku do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me klubin turk.
Paga vjetore e elbasanasit pritet të jetë rreth 500 mijë euro në stinor.
Sadiku më parë ka veshur edhe fanellën e klubit polak Legiva Varshava si dhe atyre zvicerane Zurich, Lugano e Locarno. /Telegrafi/