Paulo Dybala do të vazhdoj të mbetet besnik i Juventusit edhe për shumë vite të tjera.
Sulmuesi argjentinas ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me Zonjën e Vjetër.
Gazzetta dello Sport ka raportuar se marrëveshja e arritur mes palëve do të zyrtarizohet brenda muajit tetor, kur Dybala do të nënshkruajë kontratën.
Kontrata e re e Dybalas është pesë vjeçare e cila do ta mbajë atë në Allianz Stadium deri në verën e vitit 2026.
Me kontratën e re janë rritur edhe të ardhurat e tij, pasi tani Dybala do të fitojë 10 milionë euro në sezon, duke u bërë më i paguari tek Zonja e Vjetër.
27-vjeçari është pjesë e Zonjës së Vjetër që nga viti 2015 kur iu bashkua nga Palermo për 40 milionë euro. /Telegrafi/