Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes Manchester United dhe Barcelonës për De Jong, tani anglezëve i mbetet ta bindin lojtarin për tu transferuar në Old Traford

Frenkie de Jong ka qenë dëshira kryesore e trajnerit Erik Ten Hag që prej momentit që holandezi mori drejtimin e Manchester United.

Pas shumë negociatave dhe përpjekjeve, Manchester United ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e holandezit në Oldr Traford.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano sapo ka lajmëruar se ka një marrëveshje totale mes klubeve për transferimin e De Jong te United.

United do t’i paguajë 75 milionë euro Barcelonës për holandezin, plus 10 milionë euro të tjera bonuse.

“Manchester United ka arritur marrëveshje të plotë me Barcelonën për Frenkie de Jong pas bisedimeve të gjata. Oferta është e vlefshme 85 milionë euro. 75 milionë të garantuara plus 10 të tjera bonuse”, ka shkruar Romano.

Gjithsesi United ende nuk e ka të sigurt transferimin e holandezit, pasi nuk ka marrëveshje me De Jong dëshira e të cilit është të qëndrojë në Camp Nou.

“Kushtet personale është ende një çështje që duhet zgjidhur, pasi prioriteti i Frenkie është të qëndrojë te Barcelona”, ka shkruar Romano.

Vlen të theksohet se interesim për mesfushorin holandez ka shfaqur edhe gjiganti tjetër anglez Chelsea. /Telegrafi/