RB Leipzig ka pranuar më në fund ofertën e Manchester Cityt për Josko Gvardiol.
Pas disa javësh negociatash, është konfirmuar se dy klubet janë pajtuar për një tarifë prej 90 milionë euro për mbrojtësin kroat.
Tani ka shpresë që City dhe Gvardiol të mbyllin një marrëveshje në kohë që ai të regjistrohet për Community Shield kundër Arsenalit këtë fundjavë.
Reprezentuesi i Kroacisë pritet të shkojë në Angli gjatë 24 orëve të ardhshme për të kryer testet mjekësore.
Mbrojtësi pritet të jetë zëvendësues i Aymeric Laportes, që me gjasë do të largohet menjëherë pas zyrtarizimit të lojtarit.
Gvardiol ka disa javë që ka arritur marrëveshje me kampionin e Ligës Premier, mirëpo dy klubet nuk ishte në gjuhë të përbashkët për shumën, ndërsa tani kartoni i tij do të kompletohet për 90 milionë. /Telegrafi/