Barcelona dhe Valencia kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin kolumbian Jeison Murillo.
Pas lëndimit të Thomas Vermaelen dhe francezit Samuel Umtiti, klubi katalunas kërkoi një mbrojtës.
Tani është arritur marrëveshja mes klubeve për huazimin e kolumbianit për gjashtë muaj.
Barcelona do t’i paguajë dy milionë euro Valencias për huazimin e Murillos deri në qershor.
Gjithashtu katalunasit do ta kenë edhe mundësinë e blerjes së lojtarit në fund të stinorit për 25 milionë euro.
Kolumbiani iu bashkua Valencias dy sezone më parë nga Interi për një shumë prej 12 milionë euro.
26-vjeçari këtë edicion nuk është preferuar shumë nga trajneri i Valencias, Marcelinho dhe ka luajtur vetëm tri ndeshje. /Telegrafi/