Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Marseille po i transferon dy futbollistë nga Roma

(Foto: Twitter/AS Roma English)

Roma dhe Olympique Marseille prej disa ditësh kanë qenë në negociata të avancuara për dy futbollistë.

Në fakt gjiganti francez do t’i marrë dy futbollistë të Romës, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho për sezonin e ri.

Fjala është për portierin spanjoll Pau Lopez si dhe për sulmuesin turk Cengiz Under, i cili edicionin e kaluar e kaloi si i huazuar te Leicester City.

Marrëveshja mes klubeve është arritur, ku Lopez dhe Under do t’i bashkohen Marseilles si huazim me të drejtë blerje.

Për portierin Pau Lopez, Marseille do ta ketë të drejtën e blerjes për 15 milionë euro, derisa për sulmuesin turk për 12 milionë.

Sipas mediave italiane dhe atyre franceze, e drejta e blerjes për futbollistët nga Marseille mund të bëhet automatike nëse dy lojtarët arrijnë një numër të caktuar të ndeshjeve, por që ende nuk është zbuluar. /Telegrafi/