Ashtu siç pritej edhe ndodhi, Lucas Digne nuk do ta vazhdoj karrierën e tij te Barcelona.
Mbrojtësi francez ka pranuar largimin nga Barcelona për tu transferuar në Angli.
Skuadra e tij e re do të jetë Evertoni që ka arritur marrëveshje me Barcelonën.
Ka qenë klubi i Barcelonës që ka konfirmuar në Twitter se Digne është kthyer në qytet nga SHBA pasi do ta kompletoj transferimin.
Ndërkohë në anën tjetër lajmin për largimin e tij nga Camp Nou e ka bërë të ditur vetë lojtari nëpërmjet një statusi.
Digne ka falënderuar të gjithë për vitet e kaluara në Barcelonë, duke i përshkruar si vite të mrekullueshme.
Evertoni ka pranuar të paguajë 25 milionë euro te Barcelona për transferimin e mbrojtësit të majtë francez.
Ish-anëtari i Romës dhe PSG-së pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin anglez. /Telegrafi/