Interi ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e përhershëm të Alexis Sanchez – raporton Corriere della Sera.
Sipas këtij njoftimi, drejtori i Nerazzurrëve, Giuseppe Marotta, ka arritur marrëveshje me Djajtë e Kuq dhe zyrtarizimi pritet të bëhet pas ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Getafes.
Zikaltrit pritet që të paguajnë rreth 15 milionë euro për shërbimet e kiliani, ndërsa – sipas La Gazzetta dello Sport – vet lojtari është pajtuar ta zvogëlojë pagën e majme që merrte te Unitedi dhe do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023.
Ish-anësori i Udineses u huazua në Giuseppe Meazza në verën e kaluar duke kontribuuar me katër gola dhe nëntë asistime në 22 ndeshjet e zhvilluara në Serie A.
Ai mungoi në një pjesë të madhe të sezonit si pasojë e lëndimit, mirëpo ishte i përkushtuar prej se u rikthye në muajin qershor. /Telegrafi/