Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes Fury dhe Usyk, meç do të zhvillohet në dhjetor ose janar në Arabinë Saudite

Meçi që do të përcaktojë kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk është vendosur të zhvillohet më 23 dhjetor ose në janar të vitit të ardhshëm në Arabinë Saudite.

Përballja titanike mes kampionit 35-vjeçar anglez të WBC të Anglisë dhe atij 36-vjeçar ukrainas të WBA, IBF dhe WBO do të mbahet në Riad.

“Gypsy King” fillimisht lufton me gjigantin e MMA-së, Francis Ngannou më 28 tetor, në një meç jo zyrtar ku do të marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të shoëbizit në planet.

Lexo po ashtu Meçi ndaj Tyson Fury do ta bëjë shumë të pasur Francis Ngannou - ai do të fitojë më shumë para fitoi gjatë gjithë karrierës së tij në UFC

Palët edhe më parë ishin në bisedime për një meç mes tyre, por vetëm me ndërhyrjen e Arabisë Saudite është arritur marrëveshje, shkruan ESPN.

Ende nuk janë bërë publike shifrat, por thuhet se kjo marrëveshje është më e madhja ndonjëherë në histori të boksit. /Telegrafi/

Exit mobile version