Telegrafi

Arrihet marrëveshja: Marco Reus bëhet me skuadër të re

Skuadra e Major League Soccer, LA Galaxy ka mbyllur transferimin e legjendës së Borussia Dortmund, Marco Reus, sipas Fabrizio Romano.

Të dy palët thuhet se kanë zgjidhur detajet përfundimtare, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Romano tha “Here we go” e tij, duke bërë të ditur se gjithçka mes La Galaxy dhe Resu është e përfunduar.

Reus, pasi të kaloi te klubi amerikan, do të shtonte një tjetër element sulmues dhe përvojë në një ekip që ka Riqui Puig, Gabriel Pec dhe Joseph Paintsil.

Ndërsa ai do të ishte ylli i fundit evropian që do t’i bashkohej MLS, ai nuk është i vetmi që shkon në Los Angeles.

Skuadra rivale LAFC nënshkroi me ish-sulmuesin e Milanit, Arsenalit dhe Chelseat, Olivier Giroud. /Telegrafi/