Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Malcomit, tani pritet përgjigja përfundimtare e Bordeaux

Skuadra italiane Inter është afër një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës.

Neroazzurrët kanë arritur marrëveshje me agjentin e lojtarit brazilian Malcom.

Malcom ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin francez me skuadrën Bordeaux.

Braziliani është pajtuar të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Interin ku do të fitojë pagë vjetore prej 2,5 milionë eurove.

Tani klubi italian do të tentojë të gjejë akordin me Bordeauxin që po kërkon 50 milionë euro për lojtarin.

Ndërkohë Interi ka ofruar 40 milionë euro dhe 10 të tjera në formë të bonuseve.

21-vjeçari këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë tetë asistime me fanellën e Bordeaux në të gjitha garat.

Interesim për sulmuesin anësorë kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Liverpool, PSG dhe Chelsea.

Mirëpo braziliani ka refuzuar të gjitha këto skuadra pasi dëshira e tij e vetme është Interi.

Kontrata aktuale e sulmuesit anësorë me klubin francez është deri në vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version