Telegrafi

Arrihet marrëveshja: Locatelli është lojtar i Juventusit

Manuel Locatelli është lojtar më i ri i Juventusit, pasi tashmë marrëveshja është arritur.

Zonja e Vjetër po ashtu ka arritur marrëveshje me Sassuolon për transferimin e mesfushorit që kishte paraqitje mbresëlënëse në Euro 2020 me Italinë.

Biankonerët po e transferojnë lojtarin e rivalit nga Serie A, derisa për të do të paguajnë 35 milionë euro, plus bonuset, raporton Fabrizio Romano.

Locatelli do të nënshkruajnë kontratë me ish-kampionin e ligës italiane deri në qershor të vitit 2026.

Njoftimi zyrtar nga të dyja klubet pritet në ditët e ardhshme, derisa lojtari është nisur për t’i kompletuar testet mjekësore. /Telegrafi/