Telegrafi

Arrihet marrëveshja: Julian Araujo te Barcelona

Barcelona e ka kompletuar transferimin e Jualian Araujos nga LA Galaxy, raporton Fabrizio Romano.

Sipas ekspertit të transferimeve, marrëveshja më në fund është arritur, pas një sage të çmendur muajin e kaluar.

Araujo do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2026 me Barcelonën, ndërsa nesër (e enjte) do të jetë në Camp Nou për testet mjekësore.

Lexo po ashtu Dështon përfundimisht transferimi i Juan Araujos te Barcelona, FIFA i kthen përgjigje negative katalunasve

Shuma e transferimit që Barcelona ka paguar për lojtarin është rreth katër milionë euro.

Ai do të jetë pjesë e Barcelonës nga vera e këtij viti dhe është transferimi i tyre i parë për edicionin 2023/24. /Telegrafi/