Barcelona e ka kompletuar transferimin e Jualian Araujos nga LA Galaxy, raporton Fabrizio Romano.
Sipas ekspertit të transferimeve, marrëveshja më në fund është arritur, pas një sage të çmendur muajin e kaluar.
Araujo do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2026 me Barcelonën, ndërsa nesër (e enjte) do të jetë në Camp Nou për testet mjekësore.
Shuma e transferimit që Barcelona ka paguar për lojtarin është rreth katër milionë euro.
Ai do të jetë pjesë e Barcelonës nga vera e këtij viti dhe është transferimi i tyre i parë për edicionin 2023/24. /Telegrafi/