Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja e koalicionit në Gjermani

Socialdemokratët e qendrës së majtë të Gjermanisë (SPD) kanë arritur marrëveshje për koalicion me konservatorët e kancelares Angela Merkel (CDU / CSU), sipas mediave gjermane.

Ndarja  e ministrive raportohet të jetë një nga pengesat e fundit në drejtim të formimit të një koalicioni.

Marrëveshja  po arrihet më shumë se pas katër muajsh grindjeje që nga zgjedhjet  në shtator.

Negociatorët kanë qenë në bisedime të pandërprera  që nga mëngjesi i së martës.

Në mesin e pengesave për të mos arritur marrëveshje  deri tani kanë qenë të drejtat e punëtorëve dhe kujdesit shëndetësor.

Emigracioni, Evropa dhe tatimi gjithashtu kanë qenë pika grindjesh. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version