Telegrafi

Arrihet marrëveshja, David Raya pritet ta mbrojë portën e Arsenalit

(Foto: Instagram/d.raya1)

Është arritur marrëveshja ndërmjet Arsenalit dhe Brentfordit për transferimin e David Raya.

Topçinjtë kishin arritur marrëveshje personale me portierin javë më parë dhe kishte mbetur ta bindnin klubin që e pronëson.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se tashmë është arritur marrëveshja mes palëve.

Lexo po ashtu Arsenali arrin marrëveshje personale me David Rayan

Arsenali do të përpiqet që ta sigurojë nënshkrimin e tij sa më parë, duke qenë se trajneri Mikel Arteta e do në skuadër që në javën e parë të sezonit të ri në Ligën Premier.

Chelsea dhe Bayern Munichu kanë qenë klubet tjera të interesuara për shërbimet e gardianit spanjoll. /Telegrafi/