Chelsea më në fund ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e Samu Omordion.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se sulmuesi do t’i bashkohet klubit londinez, pasi marrëveshja mes dy klubeve është arritur.
Gazetari italian shkroi në Twitter: “Samu Omorodion te Chelsea, ja ku po shkojmë!”.
“Marrëveshja në fuqi për 40 milionë euro si tarifë fikse nga Atletico Madrid. Kontrata shtatëvjeçare për Omorodion në Chelsea, tashmë është rënë dakord pasi ai është vendosur për testet mjekësore”.
“Bayer Leverkusen dhe më shumë klube u përpoqën të hynin në garë, por Omorodion bashkohet me Chelsean”, ka shtuar Romano.
20-vjeçari shënoi tetë gola në 34 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar si huazim me Alaves.
Ishte e mjaftueshme për të bindur Chelsean se ai vlen përafërsisht të njëjtën shumë parash si Conor Gallagher, i cili do të bashkohet me Atleticon. /Telegrafi/