Telegrafi

Arrihet marrëveshja, biznesmeni kinez blen klubin anglez

Biznesmeni Dr. Tony Xia thuhet se ka arritur marrëveshje që ta blejë Aston Villan për 60 milionë funte (78 milionë euro).

Randy Lerner e ka nxjerrë në shitje klubin në vitin 2014 dhe duket se tashmë është gjetur blerësi, pikërisht pas rënies nga Liga Premier.

BBC Sport bën të ditur se Xia do të pronësojë 100 për qind të aksioneve dhe është në pritje të aprovimit nga Federata Angleze e Futbollit.

“Kreu i ri i klubit, Dr. Tony Xia, është një biznesmen i mirënjohur dhe një lider biznesor mbresëlënës në Kinë”, ka deklaruar Pat Murphy nga BBC.

Njëherësh, mësohet se trajneri i ri i skuadrës nuk do të caktohet, para se të ndodhë zyrtarizimi i shitjes. Nigel Pearson dhe Roberto di Matteo janë kandidatët potencialë. /Telegrafi/