Telegrafi

Arrihet marrëveshja, Bacca bëhet me skuadër të re

Carlos Bacca do të bëhet së shpejti me skuadër të re.

Sulmuesi kolumbian nuk është në planet e Milanit dhe ka kërkuar largimin nga klubi.

E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin francez Ligue 1, më saktësisht tek gjiganti Olympique Marseille.

Sipas La Gazetta Dello Sport, është arritur marrëveshja mes klubit francez dhe menaxherit të lojtarit.

Bacca do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Marseillen ku do të fitojë rreth 4,5 milionë euro në stinor.

Tani ka mbetur që dy klubet të arrijnë një marrëveshje për çmimin e lojtarit, ku Marseille ofron 20 milionë ndërsa Milani kërkon rreth 25.

30-vjeçari u kërkua edhe nga Galatasaray dhe skuadra kineze Tianjin Quanjin. /Telegrafi/