Christian Eriksen shumë shpejtë do të jetë një lojtar i Interit pasi klubet kanë arritur marrëveshje.
Danezi ka rënë dakord për kushtet personale disa ditë më parë, duke refuzuar të gjitha propozimet e tjera.
Sipas raportimeve nga Sky Sport Italia, Sportitalia, La Gazzetta dello Sport dhe më shumë të tjera, marrëveshja u arrit përfundimisht për 18 milionë euro.
Frank Trimboli dhe Paolo Busardò – kishin darkuar me drejtorët e Interit, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio të enjten në mbrëmje.
Sot ata ishin në selinë e Interit këtë pasdite për të finalizuar detajet e transferimit.
La Gazzetta dello Sport shkuan se dokumentet po shkëmbehen tani.
Plani është që Eriksen tu nënshtrohet testeve mjekësore të hënën, por mund të fluturojë më herët për të qenë gati për ndeshjen e së dielës në Serie A kundër Cagliari në San Siro. /Telegrafi/