Site icon Telegrafi

I arrestuar për blerje votash, Fredi Beleri lë për disa orë qelinë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Alfred Beleri, ka kërkuar të lërë qelinë e burgut për të marrë pjesë në një ceremoni në mortore të një familijari të tij (të gjyshes).

Leja është miratuar nga ana e Drejtorise së Përgjithshme të Burgjeve dhe SPAK, pasi parashikohet nga ligji.

Pas përfundimit të ceremonisë, nën masa sigurie do të shoqërohet sërish në Burgun e Fierit.

Kujtojmë se prej disa ditësh Beleri dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë u zhvendosën nga paraburgimi në Durrës drejt Fierit, pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin.

Beleri po qëndron në paraburgim që përpara zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për blerje votash.

Exit mobile version