Është arrestuar një person i dyshuar në Gjilan, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me ç’kyçjen nga rrjeti elektrik ka sulmuar fizikisht koordinatorin e KEDS-it.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit viktima ka pranuar tretman mjekësor i cili me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/