Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore Ferizaj, ka arrestuar të dyshuarin B.Xh., viti i lindjes 1967, mashkull kosovar.
Sipas komunikatës për medie, i dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, dyshohet se ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një person-qytetar me inicialet pa qen i njëjti i regjistruar në librin amzë.
“Me këtë veprim i dyshuari, nuk ka përfillur procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile”, thuhet në komunikatë.
Tutje, policia bën të ditur se i dyshuari me veprimin e tij, dyshohet se ka konsumuar dy vepra penale: ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka falsifikuar dokumentin zyrtar.
“Pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/