Ai u lirua nga burgu por u arrestua vetëm 45 minuta më pas.
Dyshohet se Danny Nicholas i vodhi unazën nga dora një gruaje 90-vjeçare.
Policia riarrestoi 36-vjeçarin më 26 maj pas incidentit.
Policia raporton se ai sulmoi gruan e moshuar në banesën e saj, më pas e qëlloi në tokë dhe u përpoq ti merrte unazën e martesës.
Zyrtarët thonë se Nicholas u lirua nga burgu Scottsdale në orën 11:30 dhe sulmi ndaj 91-vjeçares ndodhi në orën 12:15.
Nicholas trokiti në derën e gruas në Scottsdale duke i kërkuar automjetin. Por ajo nuk pranoi ti jepte çelësat e shty brenda në shtëpi përpara se të përpiqej ta grabiste.
Fqinja e saj Catherine Mason i telefonoi policisë dhe sulmoi grabitësin, i cili u largua nga vendngjarja.
Gruaja e moshuar lëndoi kokën kur u përplas në dysheme dhe u dërgua në spital ku pritet të shërohet plotësisht.
Nicholas u arrestua në shtëpinë e të dashurës së tij. /oranews/