Telegrafi

Arrestohet ushtari izraelit që kishte qëlluar në kokë palestinezin e plagosur

Një ushtar izraelit i cili është filmuar me kamerë, duke shtënë në kokë një palestinez të plagosur derisa po qëndronte i shtrirë në tokë, është arrestuar ka bërë të ditur sot ushtria izraelite.

Ngjarja ka ndodhur sot në Bregun Perëndimor, pasi dy palestinezë kishin sulmuar një ushtar izraelit me thikë, transmeton Telegrafi.

Me të kuptuar se çfarë ka ndodhur, ushtarë tjerët izraelitë kanë vrarë me armë zjarri sulmuesit.

Në pamjet e videos së postuare nga organizata izraelite për të drejtat e njeriut, mund të shihet se si njëri nga sulmuesit ishte ende gjallë pas të shtënave fillestare.

Derisa zëdhënësi i ushtrisë izraelite Peter Lerner, këtë incident e ka cilësuar si shkelje serioze e vlerave të ushtrisë. /Telegrafi/