Site icon Telegrafi

Arrestohet turku në Muriqan, kapet me kanabis

Një shtetas turk është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi janë kapur me një sasi kanabis sativa në pikën kufitare të Muriqanit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, si rezultat i kontrolleve të detajuara dhe i verifikimeve që kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, goditën një rast të tentativës për të kaluar kufirin, me lëndë narkotike me vete.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi turk O. T., 25 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasin turk M. S., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjetin me të cilin ata udhëtonin, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Exit mobile version