Site icon Telegrafi

Arrestohet tifozi shqiptar pas ndeshjes me Austrinë, ja çfarë futi në stadium

Mediat kanë raportuar se vetëm një ditë pas përfundimit të ndeshjes miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë ku kombëtarja humbi me rezultat 2-1, tifozë shqiptarë të arrestuar për thyerjen e sigurisë në stadiumin “Ernest Happel”.

“Houte.at”, ka raportuar se një tifoz është arrestuar për futjen e sendeve të ndaluara si ‘detektorë metalik’, kapsolle apo fishekzjarrë.

Mediat austriake po ashtu kanë publikuar një foto për të cilën thonë se shpërthimi ndodhi pranë tribunës VIP dhe vendeve të rezervuara për shtypin, transmeton albinfo.ch.

Gazeta austriake shkruan se ‘për fat nuk pati të lënduar dhe nga kjo ngjarje një tifoz shqiptar u identifikua dhe u arrestua’.

Gjithashtu përmendet edhe ndërhyrjen e kapitenit Lorik Cana për qetësimin e situatës në radhët e tifozëve shqiptar, pas tensionit që u krijua edhe pse ndeshja ishte thjesht një miqësore.

Exit mobile version