Telegrafi

Arrestohet shtetasja e huaj në Gjakovë, inskenoi vjedhjen për të përfituar nga kompania e sigurimeve

Foto: Ilustrim

Të mërkurën në Gjakovë është arrestuar një shtetase e huaj, pasi që e njëjta ka inskenuar rastin e vjedhjes me qëllim të përfitimit  nga kompania e sigurimeve jashtë vendit.

“Lidhur me rastin, raportohet se më datë 15.02.2023 është arrestuar e dyshuara, shtetase e huaj, pasi që e njëjta ka inskenuar rastin e vjedhjes me qëllim të përfitimit  nga kompania e sigurimeve jashtë vendit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, raporton Policia e Kosovës.

Të hënën e 13 shkurtit e njëjta kishte raportuar se një person ia ka vjedhur çantën nga krahu, në të cilën kishte stoli ari dhe para në vlerë të konsiderueshme.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/