Policia ka arrestuar një shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës.
Në njoftim thuhet se tek i dyshuari janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara, transmeton Telegrafi.
“Aeroporti i Prishtinës 04.10.2024-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që tek i njëjti janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara. Pasaportat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/