Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Gjakovë, pasi të njëjtit i janë gjetur në automjetin e tij gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 22:25.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj emigranteve janë zbatuar procedurat e zakonshme. /Telegrafi/