Telegrafi

Arrestohet shtetasi gjerman për trafikim me narkotikë

Foto: Ilustrim

Bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar Njësiti për Persona të Arratisur (FAST KOSOVA) së bashku me Njësinë e Parë Intervenuese (NJSI) ka arrestuar shtetasin e Gjermanisë me akuzën për trafikim me narkotikë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:25, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/