Telegrafi

Arrestohet shtetasi algjerian tenton të kryejë vjedhje në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një shtetas i Algjerisë është arrestuar pasi kishte tentuar të kryejë vjedhje brenda në shtëpinë e një personi tjetër dhe në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premte rreth orës 07:50 në lagjen Emshir, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Algjerisë i cili kishte tentuar të kryej vjedhje brenda në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe në ndërmarrjen publike banesore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/