Telegrafi

Arrestohet shqiptari, tregohet se sa fitonte ai nga shitja e drogës në Itali

Ishte shmangia e një tragjedie e cila vuri policinë në veprim për të ndaluar një nga shitësit e drogës më me ndikim në qytetin e Bolzanos.

Në tetor 2016, karabinierët ndërhynë për shpëtimin e një personi që u rrëzua nga efekti i një mbidoze kokaine.

Ai shpëtoi por kjo i nxiti efektivët të hetojnë drogën që kishte përdorur dhe të gjurmonte burimin.

Operacioni “Abbuffata 2016” i karabinierisë së Egna rezultoi me vënien në pranga të një shqiptari 37-vjeçar.

Në raportin që u lëshua nga mjekët u shfaq diagnoza “substancë qejfi” prej nga mori emrin edhe operacioni “Abbuffata 2016”.

Hetimet e para e çuan policinë në gjurmët e një shqiptari 37 vjeç me iniciale L.M, i cili kishte marrëdhënie të shumta me përdoruesit e substancës “së qejfit”.

Sipas mediave italiane, përcjell Panorama, ata përdornin metoda të shumta për t’i shpëtuar policisë, si ndryshonin shpesh makinat, mjetet e transportit, kodet në thirrjet telefonike, etj.

Klientët e drogës së tij ishin të të gjitha moshave e profesioneve. Çdo dozë droge shitej 100 euro. Në një javë, shqiptari fitonte 2800 euro dhe në një muaj, 12,400 euro.