Policia e Vlorë ka arrestuar një 35-vjeçar, të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.
Në pranga ra shtetasi K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe i shiste ato kryesisht në lokalet e natës, në Dhërmi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Parts 30”.
Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit, ku qëndronte ky shtetas, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 100 doza kokaine, 31 000 lekë, 100 paund dhe 215 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan së bashku me një celular, një peshore elektronike, qese për ambalazhimin e dozave të lëndës narkotike dhe një automjet tip “Volkswagen”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/