Telegrafi

Shpat Kasapi kapet me drogë?

Foto: Shpat Kasapi/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka tash e sa kohë që është ushtrues detyre i këshilltarit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi.

Mediat në Maqedoni kanë raportuar së fundmi se këngëtari në fjalë ka përfunduar nën pranga, për shkak se është zënë me drogë, por i njëjti është liruar dhe është ngritur padi kundrejt tij.

Në një dokument jo tërësisht zyrtar të siguruar nga mediat, shkruhet Shpat Kasapi se është kapur me drogë të llojit kokainë (dy paketa të vogla).

Ngjarja sipas dokumentit ka ndodhur para një muaji në lagjen ‘Gjorce Petrov’ në afërsi të SP PLANET.

Telegrafi ka arritur të kontaktojë me menaxheren e kontaktit për publikun të këngëtarit Shpat Kasapi, e cila është shprehur se nuk është në dijeni të rastit dhe se nuk mund të prononcohet lidhur me çështjen.

Lexo po ashtu Shpat Kasapi lajmërohet nga Tirana, demanton lajmin e arrestimit

Ndërkohë, reagime nuk ka pasur ende as nga zëvendëskryeministri Artan Grubi në rrjetet sociale apo nga vet këngëtari në fjalë. /Telegrafi/

Foto: Shpat Kasapi/Instagram