Policia e Fierit bën me dije se ka vënë në pranga një 27 vjeçar i cili mbrëmjen e së dielës aksidentoi për vdekje një efektivi policie.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në aksin rrugor Patos-Fier, ku 27 vjeçari G.H. ndërsa drejtonte mjetin e tij përplasi punonjësin e policisë A.S. i cili për shkak të plagëve të shumta nuk mundi të mbijetonte.
G.H. u arrestua në kushtet e flagrancës dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /Telegrafi/