Është shoqëruar për intervistim në stacion policor, i dyshuari mashkull, ngasës i autobusit, pasi që i njëjti gjatë kalimit kufitar në Merdarë i ka ofruar ryshfet prej 10 euro një zyrtari policor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim