Një femër ka vdekur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje. Ndërsa është arrestuar shoferi i autobusit, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me rastin, por ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe prokurorja kujdestare e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.