Telegrafi

Arrestohet shkupjani, gjuajti me armë në Kodër të Diellit

Pasditen e sotme në Kodër të Diellit është arrestuar një shkupjan pasi i njëjti ka gjuajtur me armë.

Nga MPB njoftojnë se personi në fjalë armën e kishte me leje, ndërkaq e njëjta është konfiskuar nga policia.

“Policët nga SPB-Tetovë, sot (20 gusht) rreth orës 14:20 në Kodrën e Diellit, në zonën “Jellak”, kanë ndaluar B.N.(29) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se paraprakisht ka shtënë me armë zjarri që e posedonte me leje. Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja të zbrazëta, të cilat janë marrë për ekspertizë, ndërsa i është marrë pistoleta me karikator të zbrazët”, thonë nga MPB.