Durim Bami, i cili është në kërkim nga Shqipëria për një seri ngjarjesh të rënda, është arrestuar sërish në Dubai, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
Mësohet se ai është arrestuar pasi më 15 maj të këtij viti GJKKO i ka caktuar “arrest në burg” për disa vepra penale si “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Durim Bami doli në bisedat e Sky teksa planifikonte vrasjen e Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.
Durim Bami u arrestua edhe në muajin qershor të këtij viti, por u la i lirë, pasi Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe. Tashmë pritet të shihet nëse do të arrihet nga Interpol Tirana ekstradimi i tij drejt vendit tonë. /Telegrafi/