Policia shqiptare ka arrestuar shtetasin serb S.M., drejtues kamioni, pasi u zbuluar se ka përplasur një automjet që drejtohej nga një shtetase gjermane e cila për fat të keq humbi jetën.
Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, ku kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari serb është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.
Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 56-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasi P. K., pasagjer në automjetin që drejtohej nga kjo shtetase. /Telegrafi/